E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me këngëtarët shqiptarë që fitojnë nga 150 mijë euro në sezon
Publik News

Njihuni me këngëtarët shqiptarë që fitojnë nga 150 mijë euro në sezon

Janë të pasur apo të varfër artistët shqiptarë?! Disa thonë po, e disa jo, por një menaxher club-esh ka zbuluar shumat marramendëse që fitojnë disa nga emrat më të lakuar të tregut të muzikës.

Ai ka thënë për “Revista Who” se gjatë sezonit veror, artistët që kanë publikuar këngë të reja së fundmi,  paguhen duke nisur nga minimumi 1500 euro, e për të vazhduar deri në 6000.  Kështu, në bazë të llogaritjeve, një këngëtar paguhet mesatarisht 3000 euro për një koncert gjatë verës, shifër që e bën edhe më të thjeshtë përllogaritjen e të gjithë sezonit veror.

Nëse konsiderojmë se një artist ka të paktën 50 data koncertesh, nga 75 që ka i gjithë sezoni, atëherë konkludojmë se vetëm gjatë muajve të verës artistët fitojnë plot 150 mijë euro. Disa prej tyre e superojnë këtë shifër me pjesëmarrjen në dasma, e gëzime të tjera familjare, që gjatë verës janë padyshim më të shumta në numër. Emrat që përfshihen në listën e atyre që kanë këto fitime, sipas “Who” janë :

1.Noizy

2.Flori Mumajesi

3.Aurela Gaçe

4.Alban Skënderaj

5.Xhensila Myrtezaj

6.Sinan Hoxha

7.Nora Istrefi

8.Ledri Vula

9.Dhurata Dora

10.Capital T

11.Kida

12.Samanta Karavella

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.