E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me parashikimin e MOTIT për javën
Lajme

Njihuni me parashikimin e MOTIT për javën

Sipas parashikimeve të SHMU-së, pritet që javën e ardhshme të kemi një kthim gradual të motit në “normalitet”, si rezultat i depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan mbi Evropën qendrore dhe më pas edhe në territorin tonë. Java pritet të fillojë me mot të kthjellët në të gjithë territorin, me diell gjatë shumicës së orëve. Megjithatë, në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet të ketë zhvillim vranësirash kalimtare, të shoqëruara me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara.

Gjatë kësaj jave, pritet të ketë rritje të temperaturave, veçanërisht në orët e mesditës, ku priten vlera deri në 36-37 gradë Celsius. Nga dita e enjte dhe e premte, temperaturat në mesditë pritet të jenë disa gradë më lartë se sa norma për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.