E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me Të ardhurat e Edi Ramës
Lajme

Njihuni me Të ardhurat e Edi Ramës

Open Data Albania, ka publikuar deklaratat e pasurive të politikanëve shqiptarë për vitin 2016. Një nga deklaruesit është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri ka deklaruar të ardhura nga pagat dhe shpërblimet, të ardhura nga honoraret dhe të ardhura nga krijimtaria dhe shitja e punëve artistike.

Në deklaratën e tij të pasurisë vihet re se personi që fiton më shumë se pjesa tjetër e familjes, është zonja Linda Rama. Ajo ka deklaruar të ardhura nga paga, honorare, të ardhura nga qiraja e një apartamenti banimi dhe të ardhura nga interesat bankare. Paga e zonjës Rama është më e lartë se e kryeministrit me 3 142 579 lekë që ajo paguhet si eksperte, kundrejt pagës së kryeministrit prej 2 021 748 lekë.

Djali i kryeministrit Rama, figuron me të ardhura rreth 25 mijë euro, nga shitja e punëve artistike. Mesa duket Edi Rama nuk është i vetmi piktor në familje, por duket se edhe Gregu ka sukses si piktor, sepse punët e tij janë shitur për një vlerë mjaft të kënaqshme.

Të ardhurat e Edi Ramës:

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.

Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë

Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lekë

Të ardhurat e Linda Ramës:

Të ardhura neto nga paga si eksperte, 3 142 579 lekë.

Të ardhura neto nga honorare, 814 085 lekë.

Të ardhura neto nga qira ap. banimi, 2 069 019 lekë.

Të ardhura neto nga interesa bankare, 2 902 lekë.

Të ardhurat e djalit të kryeministrit, Greg Rama:

Të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25 000 euro.

Llogaritë e familjes dhe detyrimet e tyre:

1) Edi Rama, gjendje llogarisë bankare, 1 043 896 lekë.
2) Edi Rama, detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.
3) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, –601 699 lekë.
4) Bashkëshortja, gjendje para kesh, 78 000 lekë.
5) Djali, gjendje llogarisë bankare, 2 177 lekë.
6) Djali, gjendje llogarisë bankare, 14 831 euro.
7) Djali, blerë veturë tip Audi, 400 000 lekë.
8) Djali, detyrime të papaguara në vlerën 432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.
9) Djali, detyrime të papaguara në vlerën 400 000 lekë, të marra hua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.