Njoftimi i Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken.

SHBA “pasuroi” së fundmi listën e personave të shpallur “non grata”. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se ish-kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e tij Liri Berisha, si dhe djali dhe vajza, Shkëlzen e Argita Berisha, nuk do të lejohen më të futen në SHBA.
Blinken thotë mesazhin e tij, se në cilësinë si Kryeministër i Shqipërisë , Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë si dhe anëtarët e familjes.
Por Berisha nuk është as i pari dhe as i fundit i shpallur “non grata” në SHBA.
Më herët, në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit janë futur edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, si dhe ish-deputeti Tom Doshi. Ky i fundit dha dorëheqjen edhe nga kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit pas mesazheve të vazhdueshme të ambasadores Yuri Kim. Hyrja në SHBA këtyre personave u është ndaluar me arsyetimin e kryerjes së veprimeve korruptive.
Si e paralajmëroi Rama shpalljen “non grata” të Berishës?
Gjatë një seance të ndezur me debate të ashpra, më 31 janar 2019, kryeministri Edi Rama deklaroi se Sali Berisha ishte i padëshiruar në SHBA. Teksa pati një përplasje mes tyre, Rama e pyeti Berishën: A e kalon dot Oqeanin për në SHBA…?
“Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju.”, tha Rama ndër të tjera. Sali Berisha i zënë ngushtë u shpreh se “Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare.”
“Veprimet korruptive të ish Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”. Klikoni mëposhtë për deklaratën e plotë të Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken.
Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania. Full statement by Secretary of State Antony J. Blinken.
Today, I am announcing the public designation of Sali Berisha, a former President of Albania, former Prime Minister of Albania, and former Member of Parliament of Albania, due to his involvement in significant corruption. In his official capacity as Prime Minister of Albania in particular, Berisha was involved in corrupt acts, such as misappropriation of public funds and interfering with public processes, including using his power for his own benefit and to enrich his political allies and his family members at the expense of the Albanian public’s confidence in their government institutions and public officials. Furthermore, his own rhetoric demonstrates he is willing to protect himself, his family members, and his political allies at the expense of independent investigations, anticorruption efforts, and accountability measures. With this designation, I am reaffirming the need for accountability and transparency in Albania’s democratic institutions, government processes, and the actions of Albanian public officials.
This designation is made under Section 7031(c) of the Department of State, Foreign Operations, and Related Programs Appropriations Act, 2021. In addition to Berisha, I am publicly designating his spouse, Liri Berisha, his son, Shkelzen Berisha, and his daughter, Argita Berisha Malltezi. These individuals are ineligible to travel to the United States.
This designation reaffirms the U.S. commitment to supporting political reforms key to Albania’s democratic institutions. The United States continues to stand with the people of Albania. The Department will continue to use authorities like this to promote accountability for corrupt actors in this region and globally.
For more information, please contact [email protected].
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



