E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njoftoi shkarkimin e Palokës dhe disa anëtarëve të tjerë/ Berisha: Komisioni i Rithemelimit i konsideron nul dëshirat e deputetit Basha
Lajme

Njoftoi shkarkimin e Palokës dhe disa anëtarëve të tjerë/ Berisha: Komisioni i Rithemelimit i konsideron nul dëshirat e deputetit Basha

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Komisioni i  Rithemelimit miratuar ditën e sotme nga Kuvendi Kombëtar e konsideron nul dëshirën e “deputetit“ Basha për thirrjen e Këshillit dhe shkarkimin e kryetarit të saj.

Berisha thotë se Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të respektojnë vullnetin e Kuvendit të zhvilluar këtë të premte.

Postimi i Berishës:

Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente  si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.

Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia. Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkakuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen! Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kryetari Lulzim Basha  njoftoi  se  do të propozohet shkarkimi i drejtuesit të këtij institucioni, Edi Palokës.

Kreu i demokratëve gjithashtu njoftoi shkarkimin e 11 delegatëve të degëve të PD-së teksa paralajmëroi dhe largimin e disa funksionarëve të tjerë të partisë ndaj të cilëve do të nisë dhe një proces ligjor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.