E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nobelisti që zbuloi HIV: ‘Koronavirusi u manipulua në Wuhan’
Publik News

Nobelisti që zbuloi HIV: ‘Koronavirusi u manipulua në Wuhan’

Koronavirusi? Është i modifikuar, brenda ka elementë të HIV”. Një deklaratë që do të krijojë debate pafund ajo e Luc Montagner, një nga virologët më të njohur në botë, dhe i celebruar ndërkombëtarisht si zbuluesi i virusit HIV që shkakton AIDS, zbulim për të cilin ka marrë çmimin Nobel për Mjekësinë në vitin 1983.

Profesori i Institutit Pasteur në Paris gjatë një interviste ka deklaruar se nga vrojtimet e tij  dhe disa kolegëve të tjerë, koronavirusi i ri nuk mund të jetë tërësisht rezultat i natyrës.

“Me kolegun tim Jean-Claude Perez kemi analizuar me vëmendje genomën e virusit. Ashtu siç kanë analizuar edhe kolegë indianë, në koronavirusin e ri ndodhen sekuenca të virusit HIV”.

Montaigner mendon se kjo është provë që virusi është modifikuar në Kinë, pikërisht në Wuhan, ku ekziston një laborator që studion koronaviruset. “Ndoshta ata po bënin studime për një vaksinë të AIDS, por më duket si një vepër shtriganësh, që natyra nuk e pranon”, thotë profesori francez për podcastin e specializuar në mjekësi “Pourquoi Doctor”.
Gjithsesi, sipas tij, elementët e HIV do të zhduken me kalimin e kohës, gjë që do të dobësojë virusin.

“Natyra nuk pranon manipulimet molekulare, dhe do t’i eliminojë këto elementë me kalimin e kohës, edhe pa bërë asgjë. Por kjo do të na kushtojë shumë të vdekur”, vijoi Pasteur, që shtoi se Kina duhet të thotë të vërtetën, “sepse gabime mund të ndodhin, por ka rëndësi që të pranohen”.

Vlen të theksohet se virologu ka qenë i kritikuar vitet e fundit për disa pozicione ekstreme, nga dyshimet mbi vaksinat tek mbështetja e kurimeve omeopatike për sëmundje të rënda si ato degjenerative.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.