Noizy nxehet në koncert/ Kërcënon fansin: Ke qejf me përfundu në spital?!
VIDEO
“Më thuaj me kë rri të të them cili je”,-thotë një shprehje popullore… kështu edhe historia e reperit Rigels Rajku nga Dibra me banim në Durrës, mbështetësit numër 1 të kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Duket se miqësia e fuqishme mes tyre ka bërë që reperi t’u kthehet edhe fansave të tij, kjo vjen sepse shumat që merr nga Veliaj për video-promo për fushatë janë të pakrahasueshme me ato që merr nga ata që shkojnë e ndjekin në koncertet e tij.
E kështu reperi që dikur deklaronte publikisht se “të vret me pambuk” ka kërcënuar një të ri duke i thënë se do e bëjë për spital nëse i afrohet.
Rikujtojmë se Noizy, para pak javësh kallëzoi penalisht reperin Cllevio Serbiano se i shkaktonte ankth dhe frikë me kërcënimet e tij. Këtij të fundit iu anuluan të gjithë koncertet dhe u mbajt në arrest shtëpie edhe pse kallëzimi u tërhoq. Paradoksale?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



