Nuk do të quhet më Bashkia Ura Vajgurore, presidenti Meta dekreton ndryshimin e emrit
Nga dita e sotme, “Bashkia Ura Vajgurore” do të quhet “Bashkia Dimal”.
Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjin nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.
Siç thuhet në dekretin e kreut të shtetit, “ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.
Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



