Reperi i njohur kosovar, Majk ka publikuar këngën e tij të re.
“Nuk dorëzohna”, mban titullin kënga e re e Majk, e cila bazohet në jetën personale të reperit.
Madje, Majk tha se ky projekt mund të jetë edhe për këdo që e gjen vetëm, sidomos për ata që kanë filluar shumë herët të punojnë dhe besojnë në ëndrrat e tyre.
Tekstin dhe melodinë e këngës e ka bërë vetë reperi, muzikën dhe producimin “Cricket”, kurse për mix dhe master është përkujdesur Lorenc Aliaj.
Ndiqni videon!



