Nuk e perballoi ndarjen nga i dashuri, këngëtari i njohur ndërpret koncertin mes lotëve
Disa ditë pas ndarjes nga i dashuri i tij Brandon Flynn, mediat kanë raportuar për një gjendje jo fort të mirë emocionale të këngëtarit të njohur Sam Smith.
Dhe Smith i ka lënë pa fjalë të gjithë gjatë një koncerti ku nuk e ka mbajtur dot të qarën teksa fliste për ndarjen.
Ndërkohë që ishte duke performuar në skenë, këngëtari ka ndaluar për disa momente duke i kërkuar fansave që po e ndiqnin që të harronin gjithçka të keqe, të ngjashme me atë që i kishte ndodhur atij dhe të festonin së bashku.
Këngëtari ka thënë mes lotësh:
E di që të gjithë këtu po kalojnë momente të vështira, ashtu si edhe unë. Prandaj dua që sonte t’i lëmë mënjanë shqetësimet tona dhe dhimbjet e zemrës dhe të argëtohemi. Le të këndojmë me sa kemi në kokë!”
Ndërkohë, një burim i tabloidit The Sun tregon:
Sam dhe Brandon kishin një romancë të vrullshme. Ata e donin vërtet njëri tjetrin, por ishin të dy aq të zënë me karrierat e tyre sa gjerat filluan të mos funksionon më. Sam është i shkatërruar, kjo ka qenë marrëdhënia më e rëndësishme dhe kuptimplotë për të.”
Gjithsesi, shpresojmë që Sam ta kalojë shpejt këtë periudhë dhe ndoshta kënga e tij ” Too good at goodbyes”, (Jam shumë i mirë me lamtumirat), ta ndihmojë sado pak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



