E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk është kërcënim”, Basha prezanton programin ekonomik, njofton vendimin e ri
Politikë

“Nuk është kërcënim”, Basha prezanton programin ekonomik, njofton vendimin e ri

Kryetari i PD Lulzim Basha, para shoqatatave të biznesit dhe sipërmarrësit ka prezantuar shtyllat kryesore të programit politik të Partisë Demokratik.

 

Basha foli dhe për situatën e sotme të investimeve, që sipas së cilit “janë në pikiatë”.

“Të huajt që tentuan të investojne në Shqipëri u goditën nga sistemi oligarko-banditesk i Rilindjes. Ata janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen. Investitorë të rinj të mëdhenj nga Perëndimi as që po duken. Me përfundimin e TAP dhe Kaskadës së Devollit dhjetëra mijëra shqiptarë do të humbin vendet e punës. Fermeret vuajnë nga konkurrenca e pandershme e sistemit oligarkik të importeve, grumbullimit, shitjes dhe nuk marrin asnjë ndihmë shtetërore”, tha Basha.

Duek thënë se “nuk është kërcënim”, Basha paralajmëroi të gjithë oligarkët që kanë lidhje me krimin, se do të hetohen kontratat dhe të gjendur në kushtet e keqbërjes së vendit do të ndëshkohen.

Më tej ai shtoi, se bashkë me miqtë gjermanë, të pranishëm në aktivitet, përcjell mesazhin e shpresës për qytetarët shqiptarë.

Teksa prezantoi programin, kryedemokrati u shpreh:  “PD ka një program të qartë të masave emergjente të çlirimit të ekonomisë nga zaptuesit e saj dhe të masave të plota për ndezjen e motorrëve të ekonomisë për një rritje ekonomike të lartë, të qendrueshme, përfshirëse e të shanseve të barabarta, që prodhon mirëqenie për shtresat e gjera të shoqërise dhe ndihmon për daljen nga varfëria të shtresave tëlëna në harresë e të braktisura”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.