E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk është Meta  personi me inicialet  I.M, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit
Lajme

Nuk është Meta personi me inicialet I.M, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

Zbulohet emri i personit me inicialet I.M

Zbulohet emri i personit me inicialet I.M, që përmendet në dokumentet e Autoritetit të Dosjeve si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Sipas ABC, ky person nuk ka asnjë lidhje me ish-presidentin Ilir Meta, pas aludimeve në media të emrit të tij si i rekrutuar nga ish-sigurimi në diktaturë.

Mësohet se personi I.M me anë të një letre zyrtare i ka kërkuar informacion institucionit të Autoritetit të Dosjeve, të drejtuar nga Genta Sula, për të marrë informacion se çfarë ka shkruar ish-sigurimi për personin e tij, pasi dyshonte se gjatë viteve të fundit të diktaturës ka qenë i përndjekur nga agjentët e spiunazhit shqiptar.

Personi në fjalë, që i ka kërkuar Autoritetit të Dosjes informacion mbi dosjen e tij është Imigron Muçaj, në këtë rast nuk ka asnjë lidhje me emrin e ish-Presidentit.

Ditën e djeshme Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke propozuar ndryshime ligjore për verifikime të rasteve te ngjashme.

Prandaj ditën e sotme Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.