E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk i hiqet mandati kryebashkiakut demokrat
Lajme

Nuk i hiqet mandati kryebashkiakut demokrat

PD-LSI bashkojnë votat në KQZ

PD dhe LSI kane bashkuar votat duke rrezuar nje kerkese te dy anetareve te PS-se ne KQZ per ti hequr mandatin kryebashkiakut te Mallakastres, Agron Kapllanaj per shkak se e kap ligji i dekriminalizimit.

Anetaret e PD dhe LSI vleresuan se per kete ceshtje eshte diskutuar njehere ne 2016 dhe KQZ ka mbajtur nje qendrim qe mandati nuk duhet ti hiqej.
Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, depozituan në KQZ kërkesën për të hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, bashki e fituar nga Partia Demokratike.

Kërkesa e dy anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste ishte në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe dy anëtarët e KQZ pretendojnë se Agron Kapllanaj është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”.

Këtë fakt kryebashkiaku i Mallakastrës e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit kur fitoi mandatin në vitin 2015. Sipas Kodit Penal Italian, neni 624, thuhet se “kushdo që i merr tjetrit sendet me forcë dhe në fund merr përfitimin për vete apo për të tjerët, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet dhe me gjobë nga 150 euro deri në 516 euro”.

DEBATI

Eridian Salinji (Perfaqesues i PS): Ti (Zguri) nuk mund të mbrohesh këtu se je i pavarur. Se ku i je i varur ti e di vetë. Deklarata që bëri PS duhej bërë shumë ditë më përpara jo sot. Ti sot e ke vënë në dyshim karrigen që ke. Ti nuk mund të fshehësh kërkesën. Kjo ndodhi, është përgjegjësi e juaja. Nëse shkel ligjin, duhet të presësh edhe përgjigjen. Ti erdhe me një marrëveshje politike aty. Marrëveshja ka mbaruar tani dhe besoj që edhe ti je i fundit i mohikanëve. Në rastin e Kapllanajt ligji i dekriminalizimit ka edhe efekte prapavepruese. Personi në fjalë është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Arsyetimi i Prokurorisë është jologjik.

Ivi Kaso (Përfaqësuesi i PS): PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011 kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004 ai e ka deklaruar vetë.

***

Në formularin e tij, Agron Kapllanaj thekson se kjo ngjarje është gjykuar në vitin 2003 nga Gjykata e Firences, e cila ka vendosur pezullimin e masës së dënimit. Çështja e Agron Kapllanajt është shqyrtuar një herë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është vendosur se nuk përbën shkelje, pasi vepra e tij është shuar.

Por për dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë gabim llogaritë për vitet rehabilitimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, për rrjedhojë kërkon që çështja të rishqyrtohet. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, konfirmoi  kërkesën e dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste.

Por sipas Zgurit, për rastin e Agron Kapllanajt Prokuroria ka dërguar një informacion, sipas së cilës, theksohet se vepra për të cilën akuzohet kryebashkiaku i PD është rehabilituar dhe për rrjedhojë nuk çon në heqjen e mandatit.

“Prokuroria në fakt ka sjellë një material, në të cilën thekson se rasti i kryebashkiakut të Mallakastrës nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi vepra është rehabilituar. Por dy anëtarët e KQZ kanë mendim tjetër dhe kërkojnë të thërrasin edhe një herë në mbledhje këtë çështje”, tha Zguri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.