Nuk iu bind patrullës për të ndaluar/ Policia vihet në ndjekje të të riut, makina përplaset me një tjetër automjet dhe…
Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej” ku gjatë ndjekjes nga Policia për disa kilometra, automjeti tip “Benz” është përplasur me një mjet tjetër, raporton korrespondenti i “Panoramës”.
Më pas i riu e ka braktisur mjetin, ndërsa forca ta shumta policie janë vënë në ndjekje të tij dhe në fund kanë mundur ta ndalojnë.
Siç mund të shihet nga këto pamje makina ka përfunduar në kanal.
Nga kontrolli i ushtruar policia nuk gjet ndonjë send të paligjshëm, ndërkohë që po merr në pyetje të riun për të hedhur më shumë dritë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



