E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk janë në konflikt fetë, por injoranca dhe destruktiviteti njerëzor!
Publik News

Nuk janë në konflikt fetë, por injoranca dhe destruktiviteti njerëzor!

Kim Mehmeti

Evropa është ‘kopsht’ më i bukur dhe më i zhvilluar në botë edhe shkaku se ngërthen në vetvete vlera shumetnike e shumëfetare. Pra edhe pse është ‘truall’ ku është mbjellë më e vlefshmja e botëve islame – krishtere – hebraike.

Por, në këtë Evropë, kurrë nuk ka marr fund lufta e ndërsjellë mes botëve fetare që të tregohen më e mirë se tjetra.

Dhe në këtë garë, fituese gjithmonë ka qenë bota më e pasur, më e arsimuar, ushtarakisht më e fortë, ajo që i ka kolonizuar të tjerat: Evropa e krishterë!

Dhe duke qenë më e shkathtë në përdorimin e ‘botoksit’ dhe ‘silikonit’, ajo ka mundur ta zbukurojë fytyrën e vet ashtu siç ka dashur, siç ka mundur edhe t’i fshehë ‘bukuritë’ e botës myslimano-hebraike.

Ja disa fakte, por jo për të dëshmuar se cila nga fetë më bukur i rrinë kësaj bote, por që të mësojnë diçka ata që nuk lexojnë asgjë e që i dinë të gjitha si dhe, që të mund ta kuptojnë se në këtë rruzull tokësorë, kurrë nuk kanë qenë në konflikt mes veti fetë, por injoranca dhe destruktiviteti njerëzorë:

– Universiteti më i vjetër në botë nuk është ai me të cilin mburret Evropa e krishterë – ai i Bolonjës, por Al-Qarawiyin, në qytetin Fes të Marokos.

Të cilin, në vitin 859 e ka themeluar vajza 21 vjeçare myslimane, Fatima-al Fihri, e ku kanë studiuar edhe jomyslimanë, mes të cilëve edhe Geberti nga Aurillaca, apo papa Silvesteri i II i mëvonshëm si dhe, filozofi dhe mjeku hebre, Majmonidi;

– Myslimanët dhe hebrenjtë e dëbuar në vitin 1492 nga Andaluzia nuk i pranoi Evropa e krishterë (kalimthi thënë, deri në vitin 1568 Anglia ua kishte ndaluar hyrjen hebrenjve dhe i kishte dëbuar të gjithë ata që me shekuj jetonin aty) dhe u strehuan në perandorin e vetme që njihet në histori si shumëfetare dhe shumetnike – në atë Osmane, e cila i shpërndau ata nëpër vendbanimet e saja, kështu që Selaniku, me 179 mi hebrenjtë në të, për nga numri i tyre, asokohe ka qenë kryeqyteti hebraik, por të cilët u ‘zhdukën’ porsa këtë qytet e mori në duar kjo Evropa e sotme…

Tani për tani vetëm kaq, se thonë që të gjithëdijshmit kurrë nuk duhet t’i ngarkosh me shumë të dhëna që i qartësojnë gjërat, sepse ata, asgjë nuk i irriton dhe nuk i egërson aq shumë sa e vërteta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.