E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk jemi ne autorët”, të dyshuarit për vrasjen e informatorit posedonin çifte me leje, e deklaruan të humbur kur…
Lajme

“Nuk jemi ne autorët”, të dyshuarit për vrasjen e informatorit posedonin çifte me leje, e deklaruan të humbur kur…

 “Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen”. Ka qenë kjo deklarata e babë e bir, Hetem e Dino Muho, 59 dhe 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43- vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho.  Ashtu siç deklaroi dy ditë më parë edhe vjehrri i viktimës, Riza Ardita, prova më e fortë që Policia kishte për të arrestuar babë e bir ishte prezenca e tyre në fshatin Rabije, ndonëse banonin në Çukë të Sarandës. Por ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa prania e tyre në fshatin Rabije ka qenë e rastësishme, pasi aty kanë vendlindjen si dhe nënën e gjyshen e familjes. “Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje. Erdhëm për të parë nënën time”, mësohet të ketë deklaruar në Polici 59- vjeçari Hetem Muho.

HETIMI

Gjirokastrës po punon për mbledhjen e provave në terren për të depozituar më pas dosjen në Prokurori. Uniformat blu po kërkojnë armët e krimit, njëra prej të cilave dyshohet të jetë një çifte. Kjo e vështirëson edhe më tej situatën e dy të akuzuarve pasi 59- vjeçari ka pasur një çifte me leje, për të cilën ka deklaruar në Polici vetëm një ditë më parë se i ka humbur. Fshehja e këtij fakti ka shtuar dyshimet e Policisë për implikimin e tij në vrasje, ndërsa në vendngjarje është gjetur vetëm një gëzhojë arme automatike e kalibrit 7.62 mm nga 20 plumba me të cilat është qëlluar viktima. Gjithsesi, do të jenë rezultatet balistike të mëvonshme të cilat do të saktësojnë nëse çiftja e përdorur në krim është e njëjtë me atë të regjistruar në emrin e 59-vjeçarit Muho. Prova e vetme e Policisë deri tani janë prezenca e babë e bir në fshatin ku ndodhi vrasja, por edhe deklarimet kontradiktore të autorëve të dyshuar në lidhje me vendndodhjen e tyre si dhe ato gjatë përgjimeve ambientale.

ARRESTIMI

Policia ndërhyri dhe arrestoi babë e bir, vetëm një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin e largët të Memaliaj. Dy të arrestuarit ishin të dyshuar jo vetëm për faktin se u gjendën në zonën afër fshatit, por edhe se ata kishin pasur konflikt të vazhdueshëm me viktimën për një çështje prone. Madje, siç mësohet, dy vite më parë, i dyshuari Muho e kishte hedhur në gjyq çështjen me kushëririn e tij të largët Alket Muho. Por për arsye ende të paqarta, vetë paditësi ishte tërhequr nga kjo çështje, e cila më pas ashtu siç e ka edhe procedura gjyqësore, është pushuar. Sipas Policisë, nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët (kushërinj të largët me viktimën) e kanë vrarë shtetasin Alket Muho për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në Viktima Alket Muho fshatin e origjinës së autorëve. Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarve që në momentet e para pas krimit. Kjo pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy familjet ishin në konflikt me njëra-tjetrën prej 5 vitesh dhe madje kohët e fundit kishte pasur disa herë përleshje mes autorëve të dyshuar dhe viktimës. Ndaj të arrestuarve rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.