NUK JEMI TË VARFËR, JEMI TË VJEDHUR!
Një autostradë moderne prej 87 km e cila ka në përbërje 87 ura, 5 tunele me gjatësi 2.6 km si edhe trase totalisht të re.
Kosto totale e projektit ishte 476 milionë euro ose rreth 5.4 milionë euro për km.
Duhet theksuar se ky korridor ka rëndësi strategjike për Serbinë sepse e lidh si me Bullgarinë ashtu edhe me Kroacinë duke shkurtuar rrugët e tranzitit për biznesin por edhe për pasagjerët.
Qeveria shqiptare miratoi muajin që shkoi kontratën koncesionare për rrugën MIlot-Balldren.
Një rrugë me gjatësi 17.2 km, me vetëm 2 ura dhe një tunel 700m, i cili kushtoi 256 milionë euro ose rreth 15 milionë euro për km.
Duhet theksuar se kjo rrugë nuk ka asnjë rëndësi strategjike as për biznesin e as për udhëtarët si edhe se 8 km të saj do të shtrohen në trasenë ekzistuese.
Nëse do të pranonim standartin serbo-bullgar të ndërtimit (edhe pse rruga jonë ka shumë më pak vepra publike) kosto e rrugës do të ishte 92.8 milionë euro.
Pra rreth 163 milonë euro më pak.
Me 163 milionë euro ne do të mund të dyfishonim pagat e mësuesve për dy vjet.
Mund të kishim trefishuar ndihmën ekonomike për familjet në nevojë për dy vjet.
Mund të kishim ndërtuar 5 spitale ultramoderne me të gjitha pajisjet.
Mund të kishim 170 shkolla të reja moderne në gjithë vendin.
Lista e gjërave që mund të kishim bërë është e pafundme.
Në vend të kësaj, thjesht kemi majmur, nëpërmjet qeverisë dhe parlamentit, një ose dy familje nga ato që jetojnë në rezorte lluksoze në kodrat e Tiranës.
Nuk jemi të varfër.
Një popull i varfër nuk e ka luksin të blejë rrugë me trefishin e kostos reale.
JEMI Të VJEDHUR!#Bashkohu me ne ben thirje ‘Nisma Thurje’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



