E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka drejtësi që të zëvendësojë qeverisjen e mirë
Publik News

Nuk ka drejtësi që të zëvendësojë qeverisjen e mirë

Në çdo shoqëri me shtet, ku mendohet dhe veprohet seriozisht, korrupsionin si fenomen e lufton vetëm qeverisja e mirë, legjitime, transparente e llogaridhënëse.

Ndërsa drejtësia e pavarur ndëshkon me prova e proçes të rregullt individët. Drejtësia nuk lufton dot fenomene, por individët që kryejnë krime.

Kështu është gjithandej në normalitet. Edhe në Amerikë kështu është.

Në shoqëri anormale, ku punët e shtetit i kryen pushteti njerëzit fillojnë të besojë se drejtësia do bëjë edhe punën e qeverisë…

Mirëpo kjo nuk arrihet kurrë, edhe sikur drejtësia të jetë vërtetë e pavarur dhe të gjykojë me proçes të rregullt.

Nuk ka drejtësi që të zëvendësojë qeverisjen e mirë. Ajo mund të kontribuojë në qeverisjen e mirë, por nuk e zëvendëson dot.

Sa herë qeveria e hedh topin tek drejtësia e ka me hile! Minimalisht kërkon të fshehë përjegjësinë e saj. Maksimalisht një qeveri e tillë, pra që kërkon hesap drejtësisë, nuk jep por kërkon llogari. Një
qeveri e tillë është e dizenjuar të të marrë paranë, pasurinë edhe shpirtin…!!!

Në këtë mjedis korrupsioni veç lulzon dhe ska asnjë shans të luftohet. Mund ta hajë ndonjë individ, por fenomeni vijon. Individë të tjerë vijojnë aty ku e la Ai/Ajo…

Në mjedis nuk ka më kufinj ku fillon e ku mbaron korrupsioni… Në një mjedis të tillë një arkë peshk apo një shkëmbim dhuratash midis shoqesh quhet korrupsion, ndërsa një kontratë konçensioni quhet qeverisje!!!

Prandaj pushtetet janë ndarë. Qëllimi është të ndahet përguegjësia e individit nga përgjegjegjësia për fenomenin. Të dyja përgjegjësitë lidhen diku, por nuk janë e njëjtja gjë.

Por kujt t’ja thuash këtë gjë tashmë? Qeverisjes së papërgjegjshme apo ambasadës që pa asnjë lidhje me misionin e saj diplomatik, është bërë si dyqan “suksesesh imagjinare”?! Fajin e ka Saliu…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.