E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajmi i Fundit : Nuk bie  rrufeja në … !
Lajme

Lajmi i Fundit : Nuk bie rrufeja në … !

Sot në mbrëmje…. pas pak  Rama  do të “falet” ke  Ylli Rakipi që për hir të vërtetës ka një emision serioz dhe të vërtetë në studio e “Te paekspozuarit” e Ylli Rakipit ne NEWS24,
Meta i me qetësi dhe dashuri do të “falet” ne  studion e  “Arena” e Dritan Hiles ne ORA NEWS,
Basha  do t’i bëjë të fala Sandrit  nga studio “Opinion” e Blendi Fevziut ne KLAN…

Pra me pultin në dorë  nga Klani 5 fjali, 3 tek News 24 dhe 1 ke Ora News

Në fakt këta TRE Musketierët mund të mblidheshin në një tavolin me TRE cepa dhe tre karriga dhe te vinin në studion me të re te PUBLIK TV  dhe të shikonin njëri-tjetrin në sy dhe të  ishte një drejtues jo ne karizmën dhe shikueshmerinë e Fevziut as ne  pikat mbi i te Rakipit e lëra pastaj në Dritaren me pak dritë te Hilës

Siç ka shkruar edhe Artan Hoxha ne një Status Publik  : O milet, QAMETI na ka zënë me kohë, keta janë thjeshte shamanet që na ndollën retë e zeza të shiut dhe rrufete e furtunës…
Nëse vërtetë atje sipër ka zot e më dëgjon, lëshoje një kokërr rrufeje dhe na shpëto njëhere e mirë…!

P.s.  Erion Kristo  ka shkruar në një Status Publik në FB   kështu: ” Sot, tre udheheqësit largpamës të Shqipërisë do pushtojnë ekranet televizive ku do thotë secili variantin e tij, se si është faji i të tjerëve që u shkatërrua Shqipëria. Kot sa për ta ditur: a ka ndonjë tjetër, pervec meje, që do shikojë ndonjë film serioz me të vrara? (serioz, në kuptimin që është me serioz se llogjet)”. E fundit nga Satusi Publik për sonte nuk ka më  ju betohem: ”

S’ka fuqi korenti se kanë ndezur të gjithë televizorat, kompjuterat, radiot, karikojnë celularët se do dalin tre më të mëdhenjtë e kombit njëkohësisht në tv sonte. Po fikini more se nuk po më zien uji i makaronave… ” Anisa S. Kushta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.