E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk kam nevojë për lekët e qeverisë, fëmijët i kam rritur me nder
Publik News

Nuk kam nevojë për lekët e qeverisë, fëmijët i kam rritur me nder

Reagimi vjen pasi ai u pyet pas vendimit të qeverisë që jep shpërblim për familjen, ndërsa vrasja konsiderohet aksidentale.

Qazim Rasha tha për mikrofonin e News 24, tha se zona ku është vrarë ka kamera të shumta.

Ai tha se Rama ka shkuar dy herë në shtëpinë e tij, ndërsa publikisht ka pasur vetëm një vizitë.

Pjesë nga deklarata e Qazim Rashës:

Kryeministri Rama ka ardhur dy herë në shtëpinë time. Kam kërkuar nga dita e parë vetëm drejtësi. Nëse kryeministri më jep drejtësi për djalin ky është kompensimi, ky është gjithçka. Nëse gjykimi del me të tilla hipoteza jo aksidentale, jo kalim kompetencash…unë prapë kam besim tek shteti. Unë nuk kërkoj lëmosh, as nder. Ai është një vend i monitoruar me 100 kamera. Ca i kam vetë në xhep. Ta dinë të gjithë.

As qeveria, as Parlamenti nuk mund të japë vendim. Vendimin e jep vetëm Gjykata. Nëse kjo devijohet, kjo do të thotë se ka ndërprerë. I kam rritur me krenari dhe me nder dhe nuk ia shtrij dorën askujt. Nuk kam dalë për mëshirë. Kam dal për të fituar të drejtën e djalit tim. Edhe ai që ka ikur lehtësohet nga shpirti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.