E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk ke faj ti! Faji është i popullit tallava që bën një ordiner si ty t’i duket vetja Elvis Presley”
Lajme

“Nuk ke faj ti! Faji është i popullit tallava që bën një ordiner si ty t’i duket vetja Elvis Presley”

Ditën e djeshme këngëtari i njohur nga Korça Endri Prifti publikoi një video në rrjetin social Facebook, ku sipas tij kishte përjetuar tmerrin vetë nga Policia e Shtetit.

Kjo e fundit i ka bërë një kontroll këngëtarit për konsumin e alkoolit. Efektivët i morën makinën këngëtarit dhe ia çuan në Vaqarr tek konfiskimi i makinave, pasi sipas tyre këngëtari kishte konsumuar alkool.
Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.

Po prapë, ditën e djeshme të dhëna të tjera dolën në dritë në lidhje me ngjarjen e pakëndshme që i kishte ndodhur këngëtarit korçar.

E vërteta është ndryshe, shumë më ndryshe nga ajo që ka paraqitur në rrjetin social Facebook këngëtari Endri Prifti.

Makinq e tij  në sistem kishte 7 gjoba që i janë vendosur nga Policia e Shtetit, ku kapin vlerën 10.000 lekë të reja. Por ajo që është dhe më e rëndë është se kolaudimi i makinës së tij ka skaduar që në 4 gusht të vitit 2017.

E pavarësisht 7 gjobave e skadimit të kolaudimit të mjetit të tij, këngëtari Endri Prifti vazhdoi të ankohej se Policia e Shtetit i ka hequr gjithë lumturinë pas një koncerti që i kishte shkuar shumë mirë.

Ditën e sotme një reagim ka ardhur edhe nga profesori Ilir Metaj, i cili nuk ka lënë gjë pa thënë për këngëtarin. Sipas Metaj-t faji nuk është i tij, por i popullit tallava, cili e ka bërë një ordiner si ai që t’i duket vetja si Elvis Presley.

Fjalit e profesorit janë vërtet të ashpra, ku edhe kaq sipas tij Policia e Shtetit ka bërë pak. Profesori e ka mbyllur komentin se Policia duhet t’ia numëronte dhëmbët në dorë këngëtarit Endri Prifti.

Reagimi i plotë i Ilir Metaj-t:

Ky korcarka me profesion pijanec qe ka hobi kengen, Endri Prifti, na qenkerkesh prekur se policia i hoqi patenten sepse ishte i pire.
Dhe nuk ul koken te kerkoje falje, por publikon video duke ofenduar policet qe “bene sikur nuk e njohen”.
Madje thote se eshte normale te pije, se ne koncert pine te gjithe.
Madje,madje tregon se here te tjera u ka dhene ryshfet kur e ndalojne te dehur ne timon, por kete rradhe ishin shume.
Nuk ke faj ti bre lalke jo!
Faji eshte i popullit tallava, qe ben nje ordiner si ty, t’i duket vetja Elvis Presley.
Faji eshte i edhe i atyre policeve qe marrin rryshfetin nga nje pijanec si ty duke rrezikuar t’u marresh jeten njerezve te tjere ne aksident.
Por faji me i madh, eshte i policeve qe vetem te ndaluan dhe nuk t’i numeruan dhembet ne dore!”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.