E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk kemi në rregull të zotin e shtëpisë dhe shpëtimin e kërkojmë tek fqinji!
Publik News

Nuk kemi në rregull të zotin e shtëpisë dhe shpëtimin e kërkojmë tek fqinji!

Ndërkombëtarët, kanë qenë në shumicën e rasteve fqinj të mbrapshtë të shtëpisë sonë. Të zotin e shtëpisë, nuk e kemi pasur asnjëherë në rregull dhe shpëtimin e kemi kërkuar gjithmonë tek fqinjët, duke e zhvendosur revoltën nga shtëpia jonë tek shtëpia e fqinjit.

A mund të vendosë drejtësi në shtëpinë tënde fqinji që ke përballë?!

Hamendësoj që përgjigjja e çdo mendjeje të kthjellët do të ish: – Jo.

Revoltën për të zotin e shtëpisë e kryejnë familjarët e tij. Revolta fillon dhe mbaron me ta. Nuk mund të protestojë fqinji yt.

Në rastin më të mirë do të heshtë. Në rastin më të keq, ose do të mbrojë kryefamiljarin tënd, ose do të japë këshilla boshe të cilat nuk i beson as vetë, të shoqëruara me nënqeshjen e mbrapshtë të dikujt, që i gëzohet fatkeqësisë që po sheh.

Është detyra jonë të merremi me të zotin e shtëpisë. Nuk është detyrë e askujt tjetër. Nëse do të vazhdojmë të trokasim në dyert e fqinjit përballë, do të marrim përgjigjen shekullore: Zoti ju ndihmoftë!

Dhe sikundër do të shprehej me të drejtë Ledi Bianku:
“ Mund t’ju përshëndes duke ju uruar :- Zoti qoftë me ju!. Kjo varet nga Zoti.

Nëse ju uroj: -Liria dhe e drejta qoftë me ju, duhet të dini, që kjo varet vetëm nga ju!

Post Scriptum- Mjaft i ramë ziles së fqinjit përballë. Të futemi në shtëpi. Të mbyllim derën dhe të merremi me të zotin e shtëpisë, që po na tërheq zvarrë në marrëzinë e tij të gjithëve!
Elona Caslli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.