E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk mund ta kapërdij dot reagimin e Berishës sot…
OP-ED

Nuk mund ta kapërdij dot reagimin e Berishës sot…

Ergys Mertiri

Sado rezerva të kem për grupin parlamentar të krijuar nga Basha, nuk mund e kapërdij dot reagimin e Berishës.
Në 27 vjet Berisha përjashtoi të gjithë  njerëzit me intelekt e integritet dhe e mbushi partinë me komunistë, sigurimsë, injorantë e dallkaukë, aq sa shumë njerëz sot e kanë për turp të pohojnë se janë simpatizantë të saj.

Berisha ka qenë lideri absolut i një partie që, në vitet ’90 ushqente shpresat e të gjithë njerëzve të mencur e të ndershëm për një Shqipëri të lirë e demokratike, por në 27 vjet, ai e shpërdoroi besimin e demokratëve, aq sa askush nuk shpreson më në to, ndërsa shohim që pinjollët e komunizmit janë  rikthyer me të fortë se kurrë, në të gjitha fushat (politike, biznes, media, shoqëri civile, etj.).
Për këtë arsye, ai është i fundit që mund të flasë sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.