E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ndalen fadromat/ Bushati: Ja ‘dallëndyshet’ e Ramës në media
Lajme

Nuk ndalen fadromat/ Bushati: Ja ‘dallëndyshet’ e Ramës në media

Për të katërtën ditë me radhë, fadromat e IKMT kanë vijuar edhe këtë të hënë të 5 shtatorit ndërhyrjen në ambientet e ‘Prestige Resort’.

Aksioni i IKMT vijon në prezencën e forcave të policisë.

Për më tepër shembjet në resort vijojnë edhe në ditë pushimi zyrtar, që sot përkon me Shenjtërimin e Nënë Terezës

IKMT ka shkatërruar dy pishina në resort, ndërkohë që turistë të shumtë vijojnë të qëndrojnë në hotel dhe janë shqetësuar nga zhurmat e matrapikut.

Kurse gazetari Andi Bushati, ka përcjellë një mesazh për gazetarët që flasin për këtë çështje.

“Po shoh një sërë gazetarësh, analistësh, portalesh që numërojnë sa herë e kanë dredhur mediet e Irfanit, për të treguar se kjo nuk është një betejë për frikësimin e medieve.

Në shumicën e fakteve që përzgjedhin ata kanë të drejtë, por manipulimi i tyre është se nuk përmendin fare qeverinë që vjedh dy herë publikun: një herë kur lëshon leje abuzive, për një media që i shkon për shtat dhe herën tjetër, kur shkallmon ato që ka lejuar vete, vetëm sepse mediat nuk i pëlqejnë.

Ata që bëjnë këtë loje të njëanshme s’janë asgjë më shumë se dallëndyshe të tjera në shërbim të Ramës,” shkruan Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.