“Nuk njihej as shef as flamurtar”, Berisha i kujton Ruçit shprehjen e shkrimtarit Viktor Hygo: Ku do futeni ditën e protestës
Ish-kryeministri Berisha ka marrë fjalën në Kuvend por siç ndodh shpesh ai nuk ka folur për procedurë siç i kërkoi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi por sulmoi maxhorancën.
Duke iu referuar një shprehje të shkrimtarit të madh francez Viktor Hygo, Berisha pyet maxhorancën se ku du futen ditën e protestës.
“Të gjithë ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga superprotesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të megaaferave më të mëdha të historisë së vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetajn. Ikën deputetët, nuk janë këtu as 1/5 e tyre. E thotë Viktor Hygo: “nuk njihej më as shef as flamurtar”. Çdo bëni ju ditën e protestës, ku do futeni ju? Ua thoni shqiptarëve këtë”, tha Berisha.
Protesta e opozitës so të mbahet më 27 janar ku u është bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



