E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk përmbahet Andi Bushati: Rama s’ka b**e të përmendi veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist në Banjskë
Lajme

Nuk përmbahet Andi Bushati: Rama s’ka b**e të përmendi veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist në Banjskë

Analisti Andi Bushati është ndalur te një tjetër pikë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, ku kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij foli për të gjitha ngjarjet e nxehta në botë por vetëm Kosovën nuk e përmendi.

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Bushati theksoi se Rama nuk ka guxim ta përmendi veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë.

Sipas Bushatit, në këtë samit u detyrua kancelari gjerman të merrte fjalën dhe të fliste për ngjarjet shqetësuese që ndodhen në veri të Kosovës.

Bushati: Ka një javë kulmi i propagandës, se sa lartë është ngjitur Shqipëria që po mbledh gjithë krerët e globit.

Sot kryeministri grek tha një gjë të tmerrshme për ne shqiptarët që sot po festojmë. Në dhjetor tha Greqia nëse Beleri nuk betohet vë veton për hapjen e kapitujve.

Pra festa e madhe që ne bëjmë prej 10 vitesh që u hapën negociata, në dhejtor mund të mbyllet arkivoli prap. Në këtë gjendje jemi, kaq kemi arsye për festë.

Flet kryeministri ynë në Samitin e Berlinit që trajton një çështje rajonale, flet për Ukrainën, flet për Izeaelin, i bie Hamasit, i bie Rusisë dhe nuk ka b*le të përmendi veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë dhe e merr fjalën kancelari gjerman dhe flet për ngjarjet shqetësuese që ndodhen në veri të Kosovës. Ka më kuptim festa? Apo a ka më kuptim kjo?

Me këto tregojmë jo që jemi një vend i vogël por një vend me brek nëpërkëmbë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.