E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk përmbahet Rama: Kush jep votën për Lulin merr Ilirin
Publik News

Nuk përmbahet Rama: Kush jep votën për Lulin merr Ilirin

Rama: Pse qenka, o janë blerë, o janë tradhëtarë?! Kanë opinionin e ndryshëm. Ata atje nuk janë formacion i rregullt politik, janë një konglomeratë njerëzish që kanë opinionet e tyre. Pse duhet të jetë kështu, si ka mundësi?

 

Ai tha se më gjithëpërfshirje se kaq nuk ka pasur ndonjëherë për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Rama: Kjo është histori e mbaruar, sot votohet. Ata janë aty dhe ata kanë votën dhe konsensusin për votën e përcakton Kushtetuta. Nëse janë 84 vota kalon kodi zgjedhor, nëse janë 93 vota aty ndryshon Kushtetuta.

I pyetur se pse mazhoranca ndërmori ndryshime të njëanshme, ai tha:

Rama: E kanë marrë mandatin nga Monika dhe Luli, jo nga unë. I dëgjojnë apo nuk i dëgjojnë, a bëjnë me kokën e tyre, është puna e tyre jo e imja. Ajo që ne duhet të bënim është të kalojmë reformën zgjedhore në parlament me votat që përcakton Kushtetuta. Gjithëpërfshirja do të thotë që të gjithë të përfshihen në proces jo të kemi 100% konsensus. Duhet të rrimë të presim, apo të bëjmë siç thotë shtanga në Presidencë? Të zbresim të gjithë në garë dhe në parlamentin e ardhshëm të mos bëjnë më gabimet që bënë.

Sipas Ramës, po nuk fitoi PS, nuk fiton Shqipëria.

Rama: E keni parë sa ka fituar Shqipëria kur ka fituar PD, përjashto momentin  e parë të ndryshimit të madh. Nëse nuk nxjerrin përfundimin se shqiptarët nuk janë budallenj, edhe sikur të iki unë fare, ta lësh Lulin të dalë vetëm dhe të mos ketë opozitë, shqiptarët nuk japin mandatin të jetë Kryeministër. Kështu si erdhi kjo punë, këtu kush jep votën për Lulin merr Ilirin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.