E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk po përdor drogë”, Justin Biber zbulon se është në betejë me sëmundjen e …
Publik News

“Nuk po përdor drogë”, Justin Biber zbulon se është në betejë me sëmundjen e …

Këngëtari u shpreh se ishte në dijeni të spekulimeve në mediat sociale se kishte probleme me drogën pasi u fotografua me njolla në lëkurën e tij. Por i mohoi thashethemet,

Sëmundja e Lyme është një infeksion bakterial i shkaktuar nga rriqrat.

Simptomat përfshijnë puçrra dhe skuqje të lëkurës, dhimbje të muskujve dhe lodhje.

“Njerëzit më shkruajtën duke thënë se dukej sikur përdorja drogë, por ata nuk arritën ta kuptojnë se jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme. Jo vetëm kaq, por kisha edhe një infeksion kronik viral që ndikoi në lëkurën time, funksionimin e trurit, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm,”- tha Justin.

Ai shtoi se po merr trajtimin e duhur për kaluar sëmundjen dhe më shumë do zbulojë në dokumentarët e ardhshëm në YouTube për jetën e tij.

“Ju do mësoni më shumë për betejën time,”- shtoi Bieber. “Do kthehem më mirë se kurrë.”

Ndërsa në mbrojtje të tij erdhi edhe bashkëshortja Hailey Bieber.

“Ju lutem kërkoni më shumë për këtë sëmundje,”– u shkroi modelja në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.