E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Numërohen fletët e votimit në 1300 QV në të gjithë vendin! Kush kryeson. Ja rezultati deri tani
Publik News

Numërohen fletët e votimit në 1300 QV në të gjithë vendin! Kush kryeson. Ja rezultati deri tani

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e shqiptarëve me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse në listat e votues janë 3 milionë e 600 mijë shqiptarë, gati gjysma e tyre jetojnë jashtë vendit dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në votime.

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka mundësuar votën e emigrantëve.

Ndërkohë, në këto zgjedhje ata që mund të vinin nga Greqia për të dhënë votën e tyre në vendlindje thuajse ka qenë e pamundur për shkak të vendimi që i detyron të karantinohen për dy javë.

Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi. Për herë të parë në vendin tonë u aplikua teknologjia në zgjedhje, çka ka lejuar që çdo votues të identifikohet me një pajisje elektronike.

Rezultatet minutë pas minute:

07: 41 Nga numërimi i fletëve të votimit në rreth 1300 Qendra Votimi, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me 50% të votave, ndërsa Partia Demokratike 38.33%. Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka grumbulluar 7.09% të votave.

Kujtojmë se këto të dhëna janë përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 07:41 minuta.

rezultati 1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.