E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Numri i vdekjeve rritet 26 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. A gënjeu qeveria me numrin e vdekjeve?
Lajme

Numri i vdekjeve rritet 26 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. A gënjeu qeveria me numrin e vdekjeve?

Sipas raportit INSTAT numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2020 është 9.397, duke shënuar një rritje prej 73,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019. Gjatë vitit 2020 humbën jetën 27.605 persona, duke shënuar një rritje me 25,8 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2020 tregon se janë 2.386 vdekje më shumë se sa lindje.

Qeveria është akuzuar më parë se ka manipuluar numrin e vdekjeve si pasojë e pandemisë për të fshehur dështimin e saj të plotë. Akuzat e opozitës dhe medias u hodhën poshtë me kërcënime nga Edi Rama, por burimet zyrtare të INSTAT e vënë propagandën e qeverisë në pozita kriminale.

Numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2020 është 7.011, duke shënuar një rënie me 11,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019. Gjatë vitit 2020 lindën 28.075 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Raporti i plotë i INSTAT

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.