E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuredin Dumanit i komunikohet masa e sigurisë “arrest me burg” në spital
Lajme

Nuredin Dumanit i komunikohet masa e sigurisë “arrest me burg” në spital

Nuredin Dumanit i është komunikuar këtë të shtunë masa e sigurisë “arrest me burg” në ambientet e spitalit të burgut.

Ai ndodhet i shtruar në këtë spital që prej arrestimit të tij, pasi i shpëtoi një atentati me armë zjarri në Peqin.

Nga dëshmia e Nuredin Dumanit dalin na pah një mori, jo vetëm të dhënash për ngjarje mizore, por edhe detajesh që dëshmojnë se sa lehtë lëviznin dhe lëvizin vrasësit në vendin tonë.

Gjithçka thuajse e bërë ditën, me një ushtri personash që silleshin poshtë e lart për të mos u pikasur, aq më pak ndaluar nga askush.

Njërit prej vrasësve me pagesë, “ushtarit” të Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt do i komunikohet masa e sigurisë këtë të shtunë veçmas, pas grupit të të arrestuarve në operacionin “Plumbi i artë”.

Hoxhaj së bashku me Dumanin kanë “zbërthyer” ngjarjet e bujshme kriminale që kanë tronditur vendin tonë pas arrestimit.

Dëshmitë e tyre bënë që SPAK të ngrinte akuza mbi 32 persona, tetëmbëdhjetë për prej të cilëve janë ekzekutuar urdhërarrestet tre ditë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.