E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nusja s’më shërben, djali më rrahu”, i moshuari: Më çoni në azil
Lajme

“Nusja s’më shërben, djali më rrahu”, i moshuari: Më çoni në azil

Ramadan Hasa është një 67-vjeçar i cili jeton në kryeqytet.

Ai është baba i 3 femijëve, 2 vajzave dhe një djali, por pas vdekjes së bashkëshortes disa vite më parë ka mbetur fare i vetëm. Vajzat jetojnë si emigrante jashtë vendit ndersa me të birin pas një bashkëjetese me të dhe nusen e tij pati konflikte.

Ai thotë se ata nuk kujdeseshin për të, nuk i bënin ushqim edhe pse ju jepte para. Në debat e sipër me të birin situata agravoi deri në konfrontim fizik dhe ai e denoncoi atë në polici për dhunë. Ka qenë vajza e cila e ka bindur që të terhiqte denoncimin dhe ta falte, por më pas djali ka vendosur të largohet nga banesa dhe të jetojë diku tjetër me qira.
67-vjeçari thotë se nuk jeton dot i vetëm e nuk kujdeset dot për veten ndaj në këto kushte ai kërkon ndihmën e shtetit që ta strehojë në një azil, në këmbim dëshiron të japë banesën e tij dhe pensionin e pleqërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.