“O b*thëq*rë, k*rvë”, shpërthejnë” kundër këshilltarëve të bashkisë Durrës
Banorë të lagjeve numër 7 dhe 8 në Durrës kanë protestuar këtë të martë para bashkisë së qytetit, kundër shpronësimeve që do të kryhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave” me rrugën “Aleksandër Goga”.
Protesta u zhvillua në kohën kur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e planifikuar në orën 12:00, një nga pikat e rendit të ditës lidhej pikërisht me shpronësimin e banesave që preken nga projekti dhe që do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës.
Para nisjes së mbledhjes, banorët u përplasën verbalisht me zyrtarë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, duke kërkuar llogari për vendimin e shpronësimeve. Tensionet vijuan edhe në hyrje të bashkisë, ku protestuesit u përballën me zyrtarët dhe me bllokadën e policisë bashkiake.
“O b*thë q*rë, o k*rvë e m*tit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të q*fsha ropt, të q*fsha motrën”, i është drejtuar një prej protestuesve zyrtarit të bashkisë.
Banorët i kërkuan kryebashkiakes Emiriana Sako që t’u hapte dyert për të marrë pjesë në mbledhje dhe të dëgjonte kërkesat e tyre, ndërsa shprehën pakënaqësi të fortë për mënyrën se si po menaxhohet procesi i shpronësimeve.
“Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, dëgjohen të thonë banorët.
“Ti ke firmosur për ne, mos guxo të futesh në mbledhje. Ikni nga mbledhja. Turip, turp. Mos e lini legenin, ne po na prishin shtëpinë”, i tha një qytetar anëtarit të Këshillit teksa hynte në mbledhje.
Sipas banorëve, ata nuk janë njoftuar në kohë për prishjen e banesave dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, duke argumentuar se me shumën e ofruar është e pamundur të blejnë një banesë tjetër. Ata kërkojnë që bashkia t’u sigurojë më parë strehim alternativ përpara se të shemben shtëpitë.
Nga ana tjetër, sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekësh për pasuritë private që preken nga ky investim publik.
Në total janë evidentuar 131 pronarë, privatë dhe shtet, për të cilët është përcaktuar vlera e shpronësimit në kuadër të projektit infrastrukturor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



