E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O Doktor, boll talle trapin me demokratët!
Lajme

O Doktor, boll talle trapin me demokratët!

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve dhe deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me procesin e firmave dhe zhvillimet rreth zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Në reagimin e tij, Murrizi shprehet se firmat e demokratëve janë dhënë për Endri Shabanin, me qëllim mbështetjen e një kandidati që ai e cilëson si “sorosian”, ndërsa thekson se ky proces ka ndodhur para zhvillimit të zgjedhjeve. Sipas tij, firmat janë mbledhur më 2 dhjetor, ndërkohë që zgjedhjet janë zhvilluar më 9 nëntor, dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për moszhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë është marrë më 3 nëntor.

Murrizi e cilëson të gjithë procesin si një “pazar të pistë për interesa të ngushta personale”, duke akuzuar drejtuesit politikë për mashtrim dhe tallje me demokratët. Ai shprehet kritik edhe ndaj deputetëve që, sipas tij, po dalin publikisht një e nga një për të kërkuar falje për firmat e dhëna, duke i konsideruar këto deklarata si justifikime të pavlera.

Në fund të reagimit, Murrizi thekson se koha e manipulimit të informacionit ka përfunduar dhe se në vitin 2025, sipas tij, e vërteta mësohet para se të ndodhë, pavarësisht deklaratave apo “lajmeve të sajuara”.

Reagimi i plotë:

Ooo Doktorr!

Boll talle trapin me DEMOKRATET se firmat ja keni dhene Endri Shabanit se do mbeshteste nje SORROSIAN tjerer per bashkin e Tiranes

Firmat jane mbledhur me date 2 dhjetor

Zgjedhjet jane zhvilluar me date 9 nentor

Vendimi i Gjykates Kushtetuese qe nuk do ket zgjedhje ne Tiran eshte me date 3 nentor

Edhe tallja ka nje limit brenda kornizave qe debilat dhe idiotet funksional ta pranojne si “ shaka”

Ky eshte pazar i piste per qellime te ndyra per interesa te ngushta personale dhe kaq

Dhe mos na beni per te dhjr me keto deklarata leshi te disa mender deputeteve qe po “kerkojne falje” nje nga nje per firmat se ju ka perdor Rama si “ GRATE E HAREMIT”

Nuk eshte viti 1995 o Doktorr qe çdo gje merej vesh vetem nga lajmet e Vjollca Vokshit ne TVSH, por eshte viti 2025 ku nuk pjerdh askush per “ lajme” te sajuara por çdo gje meret vesh para se te ndodh

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.