E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘O Gëzim si më zhgënjeve’, Rama nuk kursen as ‘padronin’ e Maliqit
Lajme

‘O Gëzim si më zhgënjeve’, Rama nuk kursen as ‘padronin’ e Maliqit

Gjatë mbledhjes së sotme me kryebashkiakët për Paketën e Maleve, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat, këtë herë në adresë të kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu, një prej drejtuesve vendorë më jetëgjatë në vend.

Rama shfaqi pakënaqësinë e tij për faktin që bashkia nuk kishte dorëzuar ende hartat e zonave brenda afatit pesëmujorsh, duke i kujtuar Topçiut përvojën e gjatë në pushtetin lokal.

“O Gëzim, po ti si më zhgënjeve sot! Ti je legjenda e pushtetit vendor… sa mandate ke, shtatë apo tetë?”,  u shpreh Rama me ironi.

Në përgjigje, Topçiu tha se puna për hartat është në proces dhe se bashkia ka bërë aplikimet e nevojshme.

“Në fakt dhe ne kemi punuar, aplikimet janë bërë. Jemi duke përpiluar hartën. Nuk është për t’u justifikuar, por do ta bëjmë,”  u shpreh kryebashkiaku i Maliqit.

Kryeministri ka përsëritur edhe më herët thirrjen për dorëzimin në kohë të hartave për Paketën e Maleve, një projekt që synon nxitjen e zhvillimit rural dhe turizmit në zonat malore të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.