E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O gjykatës! O prokurorë!
Lajme

O gjykatës! O prokurorë!

Ylli Manjani

Mbroni njerëzit nga pushteti abuziv!

Si more u shembkan pallate me një ligj emergjence për tërmetin, 4 vjet pas tërmetit?!

Në cilën fundshpinë ulet kjo llogjikë?!

Ja ta zëmë se pallatet duhen shembur, si u merrka një pronë private pa i dhënë në këmbim të njëjtën pronë me të njëjtën sipërfaqe dhe në të njëjtin vend ku ishte?!

Me çfarë Kushtetute mbrohet pushteti abuzues dhe goditen qytetarët e thjeshtë?!

Po rrogat more nga i merrni, nga pushteti apo nga taksat e qytetarëve?!

Si ka mundësi që nuk paska një gjykatës ky vend që ti tregojë vendin pushtetarëve mashtrues, dhubues e grabitës të pronës private në këtë vend?!

Bahhh,çfarë na shohin sytë e dëgjojnë veshët!

Mjer kush e ka në kurriz këtë pispushtet lokal e qëndror!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.