E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O JEMI NË LUFTË E S’BËHEN ZGJEDHJET O ZGJEDHJET BËHEN SIÇ E THOTË KUSHTETUTA
Publik News

O JEMI NË LUFTË E S’BËHEN ZGJEDHJET O ZGJEDHJET BËHEN SIÇ E THOTË KUSHTETUTA

Sot Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e Fatmir Mediut ( Partia Republikane) për kufizimin e aktiviteteve politike, tani në fushatë. Në foton poshtë ( nëse është i saktë 100% lajmi ) halli i Fatmirit nuk.qenkësh pse s’ bëjnë fushatë dot opozitarët, po pse bën … Rama !

Ligjërisht, askush më thjeshtë dhe saktë se avokati i mirënjohur Erald Aga nuk e shpjegon dot:

“Sipas F.Mediut “urdheri” është anti-kushtues sepse opozita nuk ushtron aktivitet politik ndërsa maxhoranca po. Pra, nëse maxhoranca nuk zhvillon aktivitet politik, urdhëri qenkësh kushtetues (?)

****

Në fakt sipas Kushtetutës, neni 170 vetëm në 3 raste kufizohen liritë e të drejtat kushtetuese:

a) Me shpalljen e gjendjes luftës;
b) Me shpalljen e gjendjes fatkeqësisë natyrore;
c) Me shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme.

Në këto 3 raste kufizimi i lirive dhe të drejtave duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen e shkaktuar dhe padiskutim kryehet kompesimi përkatës.

Po ashtu, gjatë masave të jashtëzakonshme neni 170/6 NUK MUND TË ZHVILLOHEN ZGJEDHJE.

PRA: O JEMI NË LUFTË E S’BËHEN ZGJEDHJET O ZGJEDHJET BËHEN SIÇ E THOTË KUSHTETUTA.

Aktualisht, nuk jemi në gjendje lufte, as në gjendje të fatkeqësisë natyrore e as në gjendje të jashtëzakonshme. Rrjedhimisht “urdhëri” Ministres Shëndetësisë është thjesht anti-kushtetues se ashtu e ka përcaktuar Kushtetuta dhe jo se thotë F.Mediu: “Pengon opozitën të ushtrojë aktivitet politik dhe lejon maxhorancën të kryejë aktivitet politik”.

Për më tepër liritë dhe të drejtat kushtetuese nuk mund të kufizohen nga njē “urdhër” i cili në hierarkinë e normave sipas nenit 116 Kushtetutës nuk pasqyrohet si akt hierarkik.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.