E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“O k*qe kandari po të përdorin!” Muç Nano kërkon falje për sjelljen e tij në emision
Publik News

“O k*qe kandari po të përdorin!” Muç Nano kërkon falje për sjelljen e tij në emision

Dy ditë më parë gazetari Mustafa Nano dhe deputeti demokrat Ervin Salianji debatuan në emisionin “Opinion”, ku Nano nuk kurseu fjalorin e rënduar.

Ai e ofendoi deputetin e PD duke e quajtur “një zar të vogël”, “një dhi e zgjebosur” e madje i bërtiti keq duke u shprehur i penduar që disa herë i kishte dhënë dorën.

Ndër të tjera Nano i tha:

O k*qe kandari po të përdorin.”

Debati erdhi pasi Salianji publikoi një video përgjimi ku Alizoti thoshte se e kishin detyruar të pranonte se e ka bërë ai zërin e Agron Xhafës.

Mirëpo ditën e sotme gazetari Nano ka kërkuar ndjesë publike nga studio e së njëjtit emision.

Nano u shpreh se ka reflektuar në lidhje me paraqitjen e tij dhe i kërkoi ndjesë opinionit publik.

Ai tha:

Sjelljen time nuk e justifikon asgjë, as personi që mund të kem përballë që mund të ma heqi petllën. U kërkoj ndjesë të gjithëve, shpresoj të mos përsëritet. Edhe mund të ndodhë por unë shpresoj të mos ndodhë më. Meraku im është nëse këto shumëfishohen si sjellje, terrorizojmë një popullsi të tërë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.