E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O shoku sekretar pse nuk  e bone naj xhiro me helikopter  këtej nga Himara
Lajme

O shoku sekretar pse nuk e bone naj xhiro me helikopter këtej nga Himara

Gjatë mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama ka “qerasur”   në profilin e tij në rrjetet sociale me një video ndjekesit e tij ne FB e cila tregon për gërmimet që po bëhen në Parkun Arkeologjik të Finiqit.

“Me këto pamje nga gërmimet arkeologjike të misionit italo-shqiptar në Parkun Arkeologjik të Finiqit, një destinacion gjithmonë e më i frekuentuar, ju uroj një javë të mbarë”, – ka shkruar Rama krahas videos që ka postuar.

Por ky postim i kryeminisitrit ka ngjallur komente negative nga qytetarët. Njëri prej tyre i ka shkruar Ramës, se kur do ta bëj rrugën e Finiqit, sepse nuk mund të shkohet në parkun arkeologjik, pa rregulluar rrugën më parë.

“Te shkruajta per mungesen e sahateve te ujit dhe pagesen aferfe te pa deshiruar, asnje pergjigje, te pakten kthe nje pergjigje te mundshme, qe dhe ne te dime se cfar dote behet,nje pergjigje e Jotja na gezon dhe neve, e kunderta”,- ka qenë një tjetër koment.

Këtij komenti i është përgjigjur një tjetër, komentues duke i thënë se Rama nuk ka kohë të përgjigjet, se është me pushime.

Ndërsa një tjetër komentues ironizon Ramën, duke shkruar “Hajde bëj një xhiro me helikopter në Vlorë”.

Komenti i plotë:

“O shoku sekretar ho me mireeee? Nuk e bone naj xhiro me helikopter dje ketej nga Himara te jepja naj drek se ti  je shume i varfer jeton ne shtepi me qera. Nuk ke faje se ju zjeni te gjithe ne nje KAZAn”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.