O zoti KM, nëse s’keni shpirt, po frikë nga Zoti a keni….!?
O z. KM! O “Babai i Kombit në këtë kohë të Flamës! Dhe ju o derra të pa shpirtë e të pa ngopur të sektit të Rilindjes atje, në Pushtetin Lokal! I dëgjoni të qarat, klithmat dhe piskamat e varfërisë e të mjerimit që nuk po kursen as fëmijët e pafajshëm!? A mos vallë, dhjamosja ju ka mbërritur deri sipër mollzave të faqeve e ju ka zënë sytë, ju ka zvogëluar vështrimpamjen për të parë siç duhet dramën njerëzore se në ç’derexhe e keni çuar këtë vend….!? Hiqni dorë nga propaganda gëlbesiabe dhe e neveritshme e Beut të Surrelit, i cili, bashkë me të ngjashmit e tij (manjak pas medias) kanë pushtuar të gjitha hapësirat e makinerisë së kësaj propagande vrasëse 24 orë në 24 orë, kthehuni në realitetin ku ndodhen shqiptarët që po vuajnë tmerrin dhe zgjidhni problemet për të cilat populli ju paguan sa frengu pulën! Nëse s’keni shpirt, po frikë nga Zoti a keni….!?
https://www.facebook.com/1265130917/posts/10215835514261857/?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



