E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OBSH shpall gjendjen e pandemisë nga koronavirusi
Publik News

OBSH shpall gjendjen e pandemisë nga koronavirusi

Organizata e Botërore e Shëndetit ka shpallur zyrtarisht si pandemi virusin vdekjeprurrës COVID-19 që ka infektuar 114 shtete dhe ka vrarë mbi 4,300 persona.

“Kjo është e para pandemi që shpallet nga një koronavirus”, tha kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tetë shtete tashmë kanë raportuar më shumë se 1,000 raste të infektuarish me koronavirus, ndërsa numri total i të infektuarve deri tani shkon rreth 120,000.

Një pandemi është një epidemi e sëmundjes që përhapet në një rajon të madh, si në disa kontinente apo në të gjithë botën.

Shteti i dytë më i prekur është Italia me 631 të vdekur dhe mbi 10,000 të infektuar. Në vendin tonë koronavirusi ka infektuar 11 persona ndërsa sot u shënua edhe vdekja e parë.

Greqia ka 99 të infektuar ndërsa në Bullgari u shënua sot vdekja e parë nga Covid-19. Kosova nuk ka raportuar ende asnjë rast me virusin vdekjeprurrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.