Oerd Bylykbashi: Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore.
Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka theksuar sot se ky është një kusht që nuk diskutohet.
Bylykbashi u shpreh së është i vetëdijshëm që PS nuk mund ta pranojë qeverinë tranzitore, pasi sipas tij ‘Edi Rama do t’i masakronte politikisht përfaqësuesit e PS’.
“Ne e kemi bërë të qartë që ditën e parë kur është bërë marrëveshja e janarit për këtë çështje. Kemi vazhduar ta paraqesim në dokumente dhe gjithë diskutimet tona.
Procesi i reformës do të vazhdojë deri në fund dhe kjo është një çështje politike shumë e fortë. Sigurisht që përfaqësuesit e PS nuk e pranojnë këtë sepse nesër duhet të heqin dorë nga çdo lloj titulli që kanë në PS, sepse Edi Rama do t’i masakronte politikisht ditën e nesërme.
Kështu që nuk është kjo çështja. Megjithatë në vazhdojmë përpara dhe ky është një kusht që opozita e ka vënë aty dhe nuk e diskutojmë. Ndërkohë punojmë për të gjetur zgjidhjet në funksion të garantimit të zgjedhjeve.
Virusi i manipulimit të zgjedhjeve për fat të keq është i tillë që duhet ta godasim me shumë ilaçe në të njëjtën kohë. E cila është qeveri tranzitore, është lista ta pamanipulueshme, është goditje nga prokuroria e shit-blerjes së votës, është votimi elektronik, apo një administratë më e pavarur”, tha Bylykbashi në një intervistë për Ora News.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



