Oferta e papritur e Ramës, ministri i ri: E kam marrë vesh 8 orë para jush
Sandër Lleshi, emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm, është shprehur se ishte një ofertë e papritur për të.
Ai tha në emisionin Opinion të Blendi Fevziutse e kishte marrë vesh propozimin vetëm 8 orë para mediave.
Lleshi deklaroi se aktualisht është këshilltar për mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama dhe mbi të gjitha ndan me të vizionin për Shqipërinë.
Ai u shpreh:
Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. Tetë orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike. Unë jam këshilltar i kryeministrit dhe ndaj shumë gjëra me të. Ishte një propozim që unë nuk mund ta kundërshtoja pasi ndaj shumë gjëra me të. Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jamë i specializuar”
Sandër Lleshi është shprehur se e ka pranuar postin e Ministrit të Brendshëm pasi e sheh sfidën e re, si mision.
“E kam pranuar këtë sfidë vetëm, për një gjë. Këtë të sotmen e shof si një mision që duhet bërë dhe s’jam i gatshëm të çedoj apo të konsideroj asnjë lloj influence që bie ndesh me misionin e madh dhe me betimin që kam bërë që në moshën 14-vjeçare”, tha ai në emisionin “Opinion”.
***Video/ Çfarë mendon për Tahirin dhe Xhafën? Ja si përgjigjet ministri i ri
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka folur për dy paraardhësit e tij. Duke qenë se prej 5 vitesh ka qene në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Lleshi ka pranuar se pjesë e punës së tij ka qenë edhe bashkëpunimi me Ministrat e Brendshëm, konkretisht Tahiri dhe Xhafaj.
I pyetur në emisionin Opinion, se çfarë mendonte për ta, Sandër Lleshi ka heshtur për disa sekonda, ndërsa më pas u shpreh se nuk ishte përgatitur për këtë pyetje.
“Nuk isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafa e mori Ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime”, shtoi.
***14-vjeç me uniformë, ministri i ri tregon historinë e jetës
Sandër Lleshi ka rrëfyer për herë të parë arsyen që e shtyu për të zgjedhë shkollën ushtarake në Tiranë.
Përgjatë një interviste me gazetarin, Blendi Fevziu, Lleshi tregoi se zgjedhja e parë e këtij profesioni erdhi për shkak të rënies në kontakt në klasën e 8-të, rreth 14-vjeç, me një revistë ushtarake.
Ai tha se në atë moment fantazia e fëmijës u zgjua dhe aty vendosi të ndjekë shkollën ushtarake. Lleshi tregoi se këtë dëshirë së pari e konsultoi me mësuesen e tij dhe pasta me prindërit. Sipas tij, jo vetëm mësuesja por edhe familjarët, i dolën kundër kësaj dëshire duke e vlerësuar si një zgjedhje të gabuar.
Ndërsa, më tej, tregon se në një rast të tillë fitoi fëmija.
“Në klasën e 8 rashë në kontakt me një revistë ushtarake. Fantazia e fëmijës u zgjua dhe vendosa të shkoj në shkollën ushtarake. Takova mësuesen time dhe i thashë se do shkoj në shkollën ushtarake. Mësuesja dhe familja më doli kundër që të mos shkoja në shkollën ushtarake. Por në këtë rast fitoj fëmija. Shkolla ushtarake ishte një shkollë spartane, e fortë dhe shumë ushtarake dhe fizike. Pastaj shkova në Akademinë Ushtarake dhe zgjodha një degë teknike, pra u specializova tek radarët”.
***“E kam marrë vesh besoj rreth 8 orë para jush”/ Ministri i Brendshëm zbulon propozimin e Ramës për detyrën e re
Gjeneral Sandër Lleshi tha se propozimin për të marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm e kishte marrë nga Kryeministri Edi Rama 8 orë para se ai ta bënte publik vendimin.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, Lleshi tha se ky propozim kishte qenë krejt i papritur, por shtoi se ishte i parefuzueshëm.
“Propozimi ishte absolutisht krejt i papritur, e kam marrë vesh besoj rreth 8 orë para jush. Nuk kam pasur kurrë ambicie politike, po të kisha pasur do t’i isha bashkuar ndonjë formacioni politik. Propozimi i kryeministrit Rama erdhi krejt i papritur, me të punoj prej 5 vitesh si këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Propozimi nuk mund të kundërshtohej për faktin se vinte nga Edi Rama dhe për faktin se jam ushtarak dhe jam mësuar që sfidave të mos u iki”, tha Lleshi në intervistën e tij të parë televizive pas propozimit për postin e rëndësishëm.
Mëngjesin e së shtunës, Kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Me një koment në Twitter, kreu i qeverisë konfirmoi se e pranoi dorëheqjen e ministrit, të cilin e falenderon për kontributin e çmuar.
Në vend të Xhafajt, Rama ka emëruar gjeneral Sandër Lleshin, emrin e të cilit ia ka dërguar menjëherë për dekretim Presidentit të Republikës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



