E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OFL i sekuestroi 1.2 milion litra naftë, por ja çfarë deklaronte Lulzim Berisha për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit
Publik News

OFL i sekuestroi 1.2 milion litra naftë, por ja çfarë deklaronte Lulzim Berisha për furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit

OFL ka njoftuar ditën e sotme se ka sekuestruar 1.2 milion litra naftë në pronësi të Lulzim Berishës dhe motrës së tij Enkelejda Shoshi.

Në 4 shkurt 2020, OFL i la 48 orë kohë Lulzim Berishës që të justifikonte pasurinë e tij, pasi dyshohet se e ka vënë mbi aktivitete të paligjshme.

Lulzim Berisha sapo mori formularin e vetëdeklarimit e plotësoi, duke deklaruar se është administratori i dy bizneseve.

Një biznes është bar – kafe, ndërsa biznesi tjetër merret me shitjen e naftës dhe quhet “RAJAN 2007”.
Këtë biznes Lulzim Berisha ka deklaruar se e ka së bashku me dy motrat e tij, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi, ku vetë Lulzim Berisha zotëron 40% të aksioneve, ndërsa motrat e tij zotërojnë pjesën tjetër.

Në këtë biznes, Berisha ka pranuar se furnizon me karburant të gjitha anijet e peshkimit që që operojnë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Ai ka treguar se karburantin që furnizon anijet e peshkimit e siguron nga shoqëritë e ndryshme si Kastrati Group, Eida Euro-Petrol Durrësm Gega Oil etj.)

Sakaq, ai ka pranuar se pjesë e pasurisë së tij është edhe një autoveturë BMW, të cilën e ka  të blerë  në shumë 1 milonë lekë, në vitit 2019, të cilën SPAK ia sekuestroi.

Motra e tij pasi doli vendimi i OFL për vetëdeklarimin e pasurisë nga Lulzim Berisha, deklaroi për newsbomb se i vëllai i saj kishte ndryshuar dhe nuk merrte më pjesë në veprimtari kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.