E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oligark Rrokut i jep miliona, pensionistëve “Noc Rrokun”
Lajme

Oligark Rrokut i jep miliona, pensionistëve “Noc Rrokun”

Për gjashtë muaj rresht, qeveria jonë e dashur vendosi të na mbajë në krahët e saj me një “super-lajm”. Lajmi i madh? “Rritja më e madhe e pensioneve në 30 vite!” – që në fund rezultoi të ishte… një indeksim prej 4.1%.  Pensionistët morën nga  13 deri në 23 lekë në ditë!

E si mund të harrojmë deklaratat madhështore të Ramës  nëpër mitingje e televizion?

As Grida Duma  nuk  e zbuloi  kuptimin e  “‘Noc Rrokut” gjatë një interviste me kryeministrin:

🎥” Noc Rroku”

“Vetëm PS i rrit pensionet, të tjerët ju japin ‘Noc Rrokun’” – dhe ja ku jemi, në vitin 2024, pensionistët morën pikërisht atë premtim të sinqertë: një “Noc Rrokun” të plotë, të freskët, të garantuar! Me këto 23 lekë shtesë në ditë, më në fund po e përmbushim ëndrrën e madhe: të blejmë një karamele në dyqanin e lagjes.

Ndërkohë, qeveria nuk i harron miqtë e saj. Rrok Gjoka, oligarku më i dashur i shtetit, ka përfituar “vetëm” 31 milionë euro në tendera për rrugë, ujësjellësa dhe një tunel që, sipas statistikave, do të lidhet drejt e me xhepat e tij të thellë.

Më 18 shtator,  qeveria shpërndau 17 milionë euro për pensionistët – 17 milionë që u shpërndanë mes 791 mijë njerëzve.

Pra, në fund të ditës, nuk është se qeveria nuk kujdeset për të moshuarit. Ajo kujdeset, por në mënyrën më krijuese të mundshme – duke shpikur forma të reja të “Noc Rrokut” me çdo vendim. Bravo, qeveri!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.