E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Omicron, OBSh kundër masave ekstreme kufizuese: S’ka vend për panik!
Lajme

Omicron, OBSh kundër masave ekstreme kufizuese: S’ka vend për panik!

Shumë vende në botë kanë nisur që të ashpërsojnë masat kufizuese pas zbulimit të variantit të ri të Covid, i quajtur nga OBSh Omicron. Megjithatë, vetë OBSh bën thirrje për qetësi dhe thotë se nuk ka vend për panik.

Duke folur në një konferencë të premten, udhëheqësja shkencore e OBSh, Soumya Swaminathan tha se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë. Raportet sugjerojnë se Omicron është gjetur në afërsisht 40 vende. Është ende e paqartë nëse varianti me mutacion të lartë është më i transmetueshëm, ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.

Të dhënat e hershme të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë sugjerojnë se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.

Swaminathan tha në konferencën e Reuters NEXT se varianti ishte “shumë i transmetueshëm”, duke cituar të dhëna nga Afrika e Jugut dhe shtoi se mund të bëhet lloji dominues në mbarë botën – megjithëse kjo është e vështirë të parashikohet. “Delta aktualisht përbën 99% të rasteve globalisht”, shtoi ajo.

“Sa duhet të shqetësohemi? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, jo panik, sepse jemi në një situatë të ndryshme nga një vit më parë”, tha ajo.

Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan ndërkohë tha se bota aktualisht ka “vaksina shumë efektive” kundër Covid-19 dhe fokusi duhet të jetë në shpërndarjen e tyre më gjerësisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.