E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“One Clown show”
Publik News

“One Clown show”

Një ditë pas tërmetit, KM-ja dha urdhër  që stilistët ti qepin një veladon , dhe një pelerinë. Me dy palë çitjanet të zeza qe kishte,  KM-ja po shfaq me sukses “One Clown Show”  duke shëtitur  bashkë me trupën amatore teatrale të ERTV -së nëpër fshatra dhe katunde sipas regjisë së Fugës.

Llogje, pasthirrma, rrëke psiqike, fjalor hipokrit të një niveli qesharak, ku devizë kryesore kanë debilllikun dhe sjelljet prej kllouni , gjysmën humoristike e gjysëm serioze.

Kameramanët  janë të pa lodhur dhe askush nuk e di a paguhen mjaftueshem nga Kryeredaktori i ERTV-së, pasi kanë punën më fë vështirë. Ata  rropaten që nga katet e larta të pallateve të plasaritura e deri në llucën e fshtarave . Ata gjithnjë janë pararojë e udhëheqësit kristiankatolikomusliman “One Clown show”.

Ndihmës i parë ështe Eri bojaxhiu dhe pas tij në radhë recitojnë herë ministreshat dhe tek tuk ndonjë ministër . Nëpër vatrat e prekura nga tërmeti, teatri ka frymorë të rraskapitur nga shiu, të ftohtët, të pangrënët që presin rrugëve pranë gërmadhave apo cadrave. Presin ta takojnë shpëtimtarin, “One clown show” . Mjafton ta shikojnë, të qeshin me barkun bosh, të palarë e të paveshur. ” One clown show” sigurohet mirë qe ka apo jo internet në mrokllen transmetuese live, ndizen kamerat dhe del nga makina. Turma shtyhet brrylash për ta takuar burrin e gjatë me veladon… – Sha zotin të rujt zoti! Nuk du as me hangër e as me pi vec se të pashë e takova një herë në jetë ty zoti Rama – e mbyll Simon Lleshaj . Ndërkohë komshiu i Lleshajt që ka një javë pa u larë e dy ditë pa ngrenë shkëputet dhe i puth dorën të madhit, burrit të qeverisë. Filmi po transmetohet live në kanalet kombëtare televizive. Filmi mund të zgjatet pak më shumë, sepse u improvizua me romin e vetëm të zonës Gurali Cizmja. Ai ka një kerkesë, do çadër më të madhe ? Gurali po hë mo king do çadër më të madhe? Ke grua ti? – Kam një shoku kryeministër. Pse sa do me pas ti shume gra, një të mjafton, po bën mirë ta dëgjosh se ju burrat pini raki gjithë ditën… Qafsha Nuriun unë pi fanta shoku Rama! Fanta të ngre diabetin se qenke dhe moshatar me mua. Ik merr cadrën e mos pi! Kameramani bën me shenjë që takimit po i vjen fundi se nuk ka internet mirë për transmetim live. “One clown show” e kap menjëherë komandën e kameramanit kryesor. Mirupafshim! Do vij prapë se do kemi takime të tjera Llesh .

Sot kishte vetëm  6 filmime live ne skaleten  e Fugës, në Sanxhak, Bubq , Farkë, në Kënete, në Kombinat dhe Pezë.

I fundit në Farkë të xha Seferi

Ca me bo , janë punët e zotit … bababum , bumbambum e bimbambum. Apo jo Sefer jena të pafuqishëm përballë perenisë. Ca me boo. Ta gëzosh shpinë me i garumull dritash. Se brigadieri e kishte pordhën e madhe . Unë e kam të vogël dhe bëj në makinë. Xha Seferi i shtrengon doren zotit “One Clown Show , nuk u beson syve, ka frikë se po i ikën … kërruset me mundim  per ta puthur dhe prap e shtrëngon, pastaj regjia i bën me shenjë edhe një përqafim disa sekonda sa të shkrepim dhe foton… Mjaft . Mbaroi skena me Seferin …

Në ditët në vijim i duhet tjetër skenar pasi populli nuk po qesh , as me pordhën, as kur replikon me gishtin e mesit në mes të fëmijëve. as kur debaton me romët. Nuk i duhet se cfarë mund të flasë, mjafton të mbush minutazhin e “one clown show” në ERTV. Në televizionet gjasme kombëtare shqiptarët e hutuar nga tërmeti fërkojnë sytë si në jerm. One Clown show, KM-ja ynë, edhe të dielave ka shfaqje. As vetë nuk e di sa do vazhdojë shfaqja ” One clown show”. E sigurtë deri në barkun e vitit 2020. Këtij mileti mund ti heqesh  çadrën, mund ti heqësh bukën, por kurrësesi argëtimin me shfaqjen ” One clwon show”. Vetëm kështu englendiset, gajaset dhe argëtohet pa masë. Në kohë tërmetesh dhe katastrofash ky milet do ushqim shpirtëror ” One Clown show” . Kaq i del dhe i tepron për darkë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.