E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacion gjatë orëve të natës nga forcat Shqiponja, arrestohen 4 të rinj në Gramsh
Lajme

Operacion gjatë orëve të natës nga forcat Shqiponja, arrestohen 4 të rinj në Gramsh

Gramsh – Të paktën katër të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë gjatë natës në qytetin e Gramshit.

Mësohet se personat janë arrestuar gjatë një operacioni nga forcat Shqiponja, sektori i lëndëve narkotike.

Gjithashtu bëhet e ditur se të rinjtë u shoqëruan në komisariatin e policisë në Elbasan për vijimin e procedurave të mëtejshme hetimore.

Ata pritet të akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.