Operacionet dhe arrestimet në Shqipëri, reagon ambasadori i BE-së
Pas operacioneve te djeshme te Policise se Shtetit, perqendruar ne disa qytete te vendit vjen reagimi i ambasadorit te BE-se, ne vendin tone, Luigi Soreca.

“”Ne mirëpresim operacionin masiv anti droge të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”- shkruan ai.
Policia ne nje operacion antidrogë në Shijak dhe Durrës prangosi tre vëllezërit Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut. Ne pranga u vune Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



