E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni i karabinierëve çon në pranga familjen shqiptare
Publik News

Operacioni i karabinierëve çon në pranga familjen shqiptare

Nëntë persona, shumica shqiptarë dhe anëtarë të një familje, kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni të karabinierëve.

Ata akuzohen për tafik kokaine nga Romanja në Pesaro. Mediat italiane bëjnë me dije se hetimet në lidhje me këtë megaoperacion kanë zgjatur 1 vit, pasi një përdorues droge denoncoi në polici përpjekjen e një shqiptari që shpërndante kokainë për ta vjedhur.

Në 2019 policia vuri në pranga shqiptarin M.E., 25-vjeç, banues në Rimini dhe një shtetas me iniciale V.C., 55-vjeçar me origjinë nga Campania, i cili ka jetuar në Pesaro për disa kohë.

Hetimet më pas çuan në identifikimin e dy personave të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga rrethina Fano, e cili rezultoi si bashkëpunëtore e shqiptarit, gruaja S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të 2019, i gruaja me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e të njohurve të gruas me origjinë nga Fano çoi në identifikimin e një shqiptari të arrestuar në flagrancë për shitjen me pakicë të kokainës, që konsumohej në parkingun e një “Fast Food”.

Si rezultat i një kontrolli ushtruar në shtëpinë e shqiptarit në Pescaro u zbulua dhe sekuestrua mbi një kilogram kokainë me cilësi të lartë.

Hetimet bënë të mundur demonstrimin se si i riu kishte mundur të fuste në këtë provincë 5 kg të kokainë.

Ndërsa hetimet vijuan çuan në identifikimin e furnizuesit të kësaj sasie të madhe të kokainës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale C.U., 46 vjeç, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruaja e tij M.M., vëllai i tij A.B., 30 vjeç i arrestuar më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E., 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini i arrestuar në 2019.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.